“E nisim vitin me protesta”, Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet

nga L. M

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me protesta.

Ai shtoi se opozita është më e fuqishme, teksa u shpreh se “regjimi aktual është në shkërmoqje”.

“Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për tu ndarë nga kjo e keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është arma më e madh se të gjitha armëve.

Ata që janë me ideale janë të pamposhtur. Këtij regjimi në çdo kohë që kalon është në shkërmoqje, kalbëzim. Pesë ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje në videot e shumta që qarkullojnë, kur vetëm pak muaj më parë drejtori  ujësjellësit i thotë gazetarëve që këta rrinë tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë një telefon për shqetësimin. Drejtori tha një të vërtetë, qytetarët e Vlorës ia zunë në gojë  kafshatën e galasë në fyt, i përzunë”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More