E premtja me mot me diell

nga D. V.

Dita e premte do të karakterizohet me mot stabil, kryesisht me diell, e herë pas here me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht shtresore të larta. Mjegulla që formohet ultësirave, mëngjesit, deri nga mesdita largohet. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, derisa maksimale shkojnë deri në 17C e 20C. Dominojnë qetësitë. Herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Mot kryesisht me diell dhe më i butë po parashihet ditëve të fundjavës, me temperatura maksimale që arrinë vlera prej 20C e 22C.

Të hënën mbeten temperaturat ende të larta prej 19C e 20C, ndërkohë që vransirat fillojnë të shtohen, e në disa pjesë të vendit pritet të ketë edhe riga lokale shiu. Të martën të reshura shiu paraqiten më shpesh në pjesën më të madhe të vendit, derisa temperaturat pësojnë një rënie më të theksuar deri në 10C e 12C. Minimalet zbresin deri në 3C e 7C. Dominojnë qetësitë gjatë fundjave, e nga dita e hënë frynë erë jugore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s, para se të ndryshojë drejtimin në veri e verilindje të martën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More