Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së kreut demokrat Sali Berisha, i cili e quajti deputetin socialist si kriminelin më të madh elektoral. Në një reagim në Facebook, dhe pa kursyer ironinë, Majko shprehet se e vërteta e Berishës është konfuzioni, ndërsa thekson se nuk është aq i fortë sa të “vjedhë” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit!.
“Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…” Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin çmendurinë që kanë para syve! Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës! Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!”
Për deputetin socialist, “vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë t’u lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote!”