E reja nga Velesi terrorizon familjen dhe fqinjët, përfundon në paraburgim

nga Xh M

Prokuroria Themelore Publike Veles ka iniciuar procedurë kundër një 24 vjeçare nga Velesi e cila ditëve të fundit ka kryer vepra të shumta penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144, dhuna ndaj fëmijës nga neni 201-a, si dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 i Kodit Penal.

Siç ka bërë të ditur Prokuroria Publike, ajo i ka kryer veprat në mënyrë të njëpasnjëshme, fillimisht më 10 shkurt, duke ushtruar dhunë në familje, ka kërcënuar babain e saj se do ta vriste. Ajo ka hyrë në shtëpinë e tij duke thyer derën dhe pasi nuk e ka gjetur është drejtuar në stacionin e autobusit ku ka gjetur të dëmtuarin dhe ka kërcënuar hapur me qëllim që ta shqetësojë dhe frikësojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More