E rëndë në Itali, 56-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, u përplas nga një kamion në kantierin e ndërtimit

nga Xh M

Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali pasi u përplas nga një kamion në një kantier ndërtimi ku po punonte.

Identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet me dije ndërsa raportohet se 56-vjeçari punonte në një kompani për llogari të hekurudhave shtetërore.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca ndërsa shqiptari fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për vrasje nga pakujdesia si dhe kanë kryer një inspektim në terren për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More