“Ecolog” investon në spitalin e Tetovës

nga Xh M

Investim prej më shumë se një Milion Euro bërë nga kompania Ekolog me iniciativë të ish drejtorit të Spitalit të Tetovës Ilir Demiri u promovuan sot në repartin internistik i cili iu nënshtrua një rekonstruimi të tërësishëm duke e bërë spitalin e Tetovës me kushte Europiane. Demiri duke cituar hadithe të pejgamberit falemenderoi Lazim Destanin për mbështetjen që i ka dhënë ndërsa tha se Tetova do të ndryshoj.

Njeriu i parëi i kompanisë Ekolog Lazim Destani porositi drejtuesit e spitalit që të kujdesën për këo investime të cilët kanë nevojë të mirëmbahen

Duke folur për këtë investim Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari iu bëri thirje kompanive dhe qytetarëve që ata në vend të shtëtit të investojnë në përmirësimin e ksuhteve në spitale. Mos investoni në xhami por investoni në përmirësimin e kushteve nëpër spitale ishtë porosia e Taravarit.

Me këtë investimt të kompanisë Ekolog janë rinovuar ambulantat e Pediatrisë, Endokrinologjisë, Neurologjisë, Psihiatrisë, Laboratori dhe komplet reparti Internistik në vlerë prej 1 milion euro

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More