Edhe vërejtjet e fundit nga DASH prekin resorë që gjatë kohë janë udhëhequr nga ministra shqiparë, ministrat e VLEN-it duhet ta përmirësojnë këtë imazh!

nga I Z

Shkup, 19 korrik – Korrupsioni është një sfidë e vazhdueshme edhe për bizneset dhe për investitorët e huaj në Maqedoni është konstatimi i Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin për klimën e investimeve të huaja direkte për vitin 2023.

Raporti e thekson se të bësh biznes është përgjithësisht e lehtë në Maqedoninë e Veriut dhe korniza ligjore është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, por korrupsioni është problem serioz.

DASH paralajmëron investitorët e huaj potencial për “ndërhyrje të panevojshme ekzekutive, biznesore dhe politike në gjyqësor” si dhe mungesën e ndjekjes penale për rastet e Komisionit kundër korrupsionit që kanë në fokus zyrtarët e lartë.

“Qeveria ka mbetur prapa në zbatimin e reformave të mëdha kundër korrupsionit gjatë gjithë vitit 2023 për të përmirësuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Edhe raporti i Departamentit të Shtetit dhe brengat për korrupsionin preki resorë që gjatë kohë në të kaluarën janë udhëhequr nga ministra shqiptarë nga radhët e BDI-së. Pozitat e fuqishme që ata kanë pasur si në sferën e financave, poashtu edhe të drejtësisë, gjatë kohë të udhëhequra nga BDI, nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë sa duhet për të çrrënjosur korrupsionin, shkruan Zhurnal, por kjo qartë thuhet edhe në raportin e DASH-it.

Kjo duhet të jetë një përgjegjësi shtesë për ministrat shqiptarë nga radhët e VLEN-it në Qeveri, sepse në njëfarë mënyre bartin si barrë përshtypjen e krijuar në përgjithësi se funksionarët shqiptarë në ekzekutiv, duke filluar nga ministrat, nuk dinë dhe nuk duan të luftojnë kundër korrupsionit. Ata duhet të japin shembuj pozitiv, që do ta shlyen këtë imazh negative si para faktorit vendor, poashtu edhe para faktorit ndërkombëtar.

Sepse vërejtjet e vazhdueshme, që janë theksuar edhe në raportin e fundit nga Uashingtoni zyrtar, flasin se zbatimi i marrëveshjeve dhe perceptimi për mungesën e transparencës në procedurat e prokurimit publik mbeten sfida për bizneset. Sondazhet në mënyrë të përsëritur kanë vënë në dukje praktikat e prokurimit publik si një nga burimet kryesore të korrupsionit.

“… zbatimi i ligjeve kundër korrupsionit ka qenë shpesh i dobët dhe ka shënjestruar në mënyrë selektive kritikët e qeverisë dhe shkelësit e nivelit të ulët”, thuhet nga DASH.
Departamenti Amerikan i Shtetit ngre shqetësimin për procedurat e komplikuara burokratike për investitorët e huaj, ndryshimin e shpeshtë të ligjeve dhe mungesën e një instrumenti të unifikuar ku ata do të mund të informohen për ligjet dhe rregulloret.

“Maqedonia e Veriut nuk ka një “one-stop-shop” për Investimet e Huaja Direkte, duke u kërkuar investitorëve të lundrojnë nëpër disa procedura burokratike për të zbatuar investimet e tyre.
Nuk ka asnjë ligj të vetëm që rregullon investimet e huaja, as një faqe interneti “one-stop-shop” që ofron të gjitha ligjet, rregullat, procedurat dhe kërkesat e raportimit për investitorët.
…mjedisi i përgjithshëm rregullator i vendit mbetet kompleks dhe ndryshimet e shpeshta të rregullave dhe ligjeve, të shoqëruara me interpretimin jokonsistent të rregullave, krijojnë një mjedis të paparashikueshëm biznesi të favorshëm për korrupsion”, thonë tutje nga DASH.

DASH vlerëson se politikat e përgjegjshme të biznesit janë një koncept i sapolindur në Maqedoni, sepse më parë, qeveria ka dështuar të zbatojë plotësisht ligjet në lidhje me të drejtat e punës, mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e mjedisit dhe ligje e rregullore të tjera që synojnë të mbrojnë individët nga ndikimet e pafavorshme të biznesit.

Konkretisht përmendet që në mars 2024, Parlamenti miratoi një ligj që ndalon praktikat e padrejta të tregtimit që synon promovimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës së ndershme duke kufizuar marzhat tregtare në 2500 produkte ushqimore të zgjedhura. /Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More