Edi thotë se Big Brother i Kosovës është më i miri nga të gjithë

nga D. V.

Banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, Eduard Kuçi dhe Ardit Stafaj, zhvilluan një bisedë rreth formatit të Big Brother dhe krahasimeve mes tyre.

Ata folën për fillimet e programit dhe për mënyrën se si ka evoluar në vende të ndryshme.

Gjatë diskutimit, Edi theksoi se sipas tij, më i miri nga të gjithë Big Brother është ai i Kosovës.

Foto: Instagram

“Unë besoj që Big Brother më të mirin e kemi ne, ne në Kosovë. Sa surpriza bëhet”, tha ai.

Shikuesit gjithashtu kanë reaguar me komente dhe diskutime në rrjetet sociale për këtë krahasim.

Edi ndërkaq ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar të këtij reality shou, por qëndroi për vetëm dy javë.

Në të kaluarin fitues u shpall boksieri nga Drenica, Drilon Rama. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More