Edicioni vjetor i “Global Azure Skopje 2025”, mjetet do të ndahen për të ndihmuar familjet e të pësuarve në Koçan

nga Xh M

Shkup, 10 maj – Në “InnoX Innovation Center” në Shkup, sot do të mbahet edicioni vjetor i „Global Azure Skopje 2025“ një ngjarje që mbahet njëkohësisht në mbi 50 vende të botës.

Siç informojnë nga komuniteti “Net” i Maqedonisë, këtë vit ngjarja në Maqedoni do të jetë tërësisht me karakter humanitar dhe të gjitha mjetet e mbledhura do të ndahen për të ndihmuar familjet e të pësuarve nga zjarri në Koçan.

Secili i interesuar do të mund “blejë një biletë” me donacion përmes platformës Ecrowd.mk (https://ecrowd.mk/digital-donation-box/d2947ad9-6c99-4645-8f0a-f57f684c0b3f), ndërsa për të gjithë miqtë dhe mbështetësit e korporatave, opsionet për donacione të drejtpërdrejta janë në dispozicion në bashkëpunim me Support Kocani (https://supportkocani.com).

“Me këtë hap, për t’i dhënë ngjarjes një karakter humanitar, duam të tregojmë se teknologjia dhe komuniteti shkojnë dorë për dore. Ne jemi të gatshëm jo vetëm të ndajmë njohuritë dhe përvojat, por edhe të japim një dorë aty ku ndihma është më e nevojshme”, qëndron në kumtesën.

Në “Global Azure Skopje 2025” do të mund të dëgjohen leksione dhe seanca praktike të udhëhequra nga ekspertë në fushën e teknologjive “Microsoft Azure” dhe “Cloud”, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë rreth trendeve më të fundit në fushën e Microsoft.

“Në këtë ngjarje janë të mirëseardhur të gjithë profesionistët, studentët dhe entuziastët e interesuar që dëshirojnë të mësojnë diçka, por edhe të kontribuojnë në misionin humanitar të kësaj iniciative. Të gjitha të ardhurat nga kjo ngjarje do të dhurohen”,theksohet në kumtesën.

Për më shumë informacion rreth ngjarjen dhe axhendës:https://glazuremk.github.io/public-website/

Udhëzim për donacion: https://www.youtube.com/watch?v=T6f3R3SUNps

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More