Edita Tahiri kritika ndaj Kurtit: Hipokrizia e tij e mori në qafë Kosovën

nga D. V.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “hipokrizi” dhe “shkelje të kushtetutës”.

Tahiri ka thënë se Kurti po e merr në qafë Kosovën.

Reagimi i saj vjen në një kohë kur kriza institucionale po thellohet dhe vendi po përballet me një bllokadë politike të zgjatur.

“Sot, kur shkelësi i Kushtetutës kritikon shkeljet e saj – hipokrizia e deputetit Kurti e mori në qafë Kosovën,” shkroi Tahiri në një postim në Facebook.

Kjo deklaratë vjen në prag të tentimit të 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një proces që po dështon vazhdimisht për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More