Ekip i Ushtrisë nga Njësia për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike, po mbledh të dhëna për cilësinë e ajrit në Vizbeg

nga D. V.

Shkup, 10 korrik –  Një ekip nga Njësia për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike është angazhuar për mbledhjen e të dhënave me qëllim përcaktimin e cilësisë së ajrit si pasojë e djegies së mbeturinave në rajonin e Vizbegut, në Komunën e Shuto Orizares, njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, përcjell TV21.

“Në përputhje me vendimin e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për përfshirjen e pjesëtarëve të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve, si dhe me vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës për shkak të shtimit të zjarreve, Ushtria është aktivisht e angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin e vendit. Angazhimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të Qendrës për Menaxhim me Kriza”, thonë nga Shtabi i Përgjithshëm.

Nga atje shtojnë se aktualisht, mbi 150 pjesëtarë të Ushtrisë janë të angazhuar në tri komuna: në Gjorçe Petrov janë të angazhuar mbi 60 persona, në Kriva Pallankë rreth 30 persona, ndërsa në fshatin Nikoliq të Dojranit mbi 50 persona.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More