“Eko Edukacija”: Platformë që i lidh qytetarët dhe kompanitë drejt menaxhimit të përgjegjshëm të mbeturinave

nga V.E.

Trajtimi i gabuar i mbeturinave paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve dhe për mjedisin jetësor. Çdo vit, në Maqedoninë e Veriut krijohen më shumë se 1.3 milionë tonë mbeturina, gjë që tregon sa e rëndësishme është që të gjithë të përfshihen në procesin e menaxhimit të duhur të tyre.

OTI GRUP, përmes portalit të ri ueb “Eko Edukacija” (eco-edu.ngo), u ofron qytetarëve, kompanive dhe institucioneve arsimore udhëzues praktikë, përmbajtje edukative dhe informacione për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave.

Portali shpjegon se çfarë paraqesin mbeturinat, pse janë të rrezikshme dhe si duhet të trajtohen. Vëmendje e veçantë i kushtohet mbeturinave të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë ndotje toksike të ujit, tokës dhe ajrit, si dhe mbeturinave jo të rrezikshme, që kërkojnë selektim dhe riciklim për të zvogëluar ndikimin në mjedis.

Një nga funksionet më të dobishme të portalit është baza e kompanive që merren me grumbullimin, transportin dhe riciklimin e llojeve të ndryshme të mbeturinave – një resurs i domosdoshëm si për publikun, ashtu edhe për sektorin e biznesit.

Qëllimi i projektit është të nxisë të gjitha palët – nga amvisëritë deri te kompanitë e mëdha – të kontribuojnë në mënyrë aktive për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More