“Ekoregjioni” bën thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit

nga D V

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala ka bërë thirrje për kujdes ndaj mjedisit dhe pastërtisë në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit.

Sipas tij prania e mërgimtarëve në këtë periudhë është një gëzim, sepse ata sjellin gjallëri, energji dhe dashuri në çdo familje dhe lagje.

“Por, së bashku me mikpritjen tonë të njohur, le të tregojmë edhe një anë tjetër të kujdesit tonë – atë për ambientin dhe pastërtinë e qytetit. Qyteti ynë është shtëpia jonë e përbashkët, dhe ashtu si kujdesemi për pastërtinë e shtëpive tona, duhet të kujdesemi edhe për rrugët, sheshet dhe hapësirat publike”, thuhet në thirrjen e tij

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More