Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar sot lidhur me vizitën e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë, i cili gjatë të enjtes takoi presidenten Vjosa Osmani, kreun e AKI-së, Petrit Ajeti dhe sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Musliu në një postim në Facebook shkruan se Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, e AKI aleat i palëkundur i CIA-s.
SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse ‘ka rritur me duart e veta’ AKI-në!”, shkruan Musliu.
Ai tutje shkruan se përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe Policia e edhe FSK, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat.
“Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e keqja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij. Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s. Së bashku, do të tejkalohen të gjitha sfidat!”, shkruan Musliu.