Elton Mehmeti kopsit me Skerdi Dafën e UT-së tenderin 27 milionë lekë

nga L. M

Një procedurë tenderimi e zhvilluar nga Universiteti i Tiranës për “Rinovimin dhe modernizimin e infrastrukturës teknologjike në ndihmë të kërkimit shkencor” në filialin e tij në Sarandë ka ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe konkurrencën reale.

Fitues i procedurës është shpallur kompania PC Store, me pronar Elton Mehmetin, me një ofertë prej 2,708,215 lekësh,  saktësisht e barabartë me fondin limit të përcaktuar nga vetë universiteti.

Në praktikën e prokurimeve publike, një ofertë që përputhet në çdo qindarkë me fondin limit është një sinjal alarmi i fortë për mungesë gare të vërtetë.

Përgjegjës për këtë tender është Skerdi Dafa, administrator i UT, i akuzuar më herët nga zëra publikë për menaxhimin e tenderëve në mënyrë të mbyllur dhe në favor të kompanive të caktuara.

PC Store ka qenë në qendër të dyshimeve edhe më parë për fitimin e tenderëve të paracaktuar, veçanërisht në sektorin e pajisjeve IT dhe softuerëve, ku shpesh ka konkurruar e vetme ose me garë minimale.

Në këtë rast, bëhet fjalë për një kontratë të tipit mallra që përfshin pajisje elektronike dhe paketa software për baza të dhënash dhe përpunim – një segment ku kompania ka fituar disa kontrata të ngjashme nga institucione shtetërore.

Tre elementë kyç e bëjnë këtë procedurë problematike:

Oferta identike me fondin limit – shenjë klasike e një gare formale pa ulje çmimi. Afatet e shkurtra – vetëm 12 ditë nga hapja deri në mbylljen e ofertave, duke kufizuar pjesëmarrjen reale. Mungesa e transparencës mbi numrin e ofertuesve dhe arsyet e skualifikimit – informacion që nuk publikohet në mënyrë të plotë.

Kujtojmë se PC STORE vazhdimisht ka pasur probleme me kontratat publike, madje vitin e kaluar u përjashtua për disa muaj nga tenderat.

PC Store, është përjashtuar me 7 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë pasi ka mashtruar autoritetet publike me qëllim për të fituar tendera.

gijotina.com/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More