Emrat/ Milloshoski: Do të kërkohet interpretim autentik të Ligjit për punë të jashtme, ambasadorët e dërguar pa filtra parlamentar do të kthehen

nga Xh M

Shkup, 27 shtator – Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski, gjatë intervistës në televizionin Alfa, ka bërë të ditur se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të kërkojnë nga Kuvendi interpretim autentik të Ligjit për Punë të Jashtme, veçanërisht për detyrimin e çdo ambasadori për të paraqitur tezat e tij diplomatike para deputetëve dhe Komisionit për Punë të Jashtme.

Nëse Kuvendi konstaton se ky akt është pjesë përbërëse e procedurës dhe kusht që dikush të emërohet ambasador, atëherë nga MPJ Mucunski do të kërkohet të kthejë të gjithë ambasadorët që janë emëruar për mandat pa kaluar filtrin e komisioni parlamentar.

Referime të tilla me nënshkrimin e ish-presidentit Pendarovski dhe pa paraqitje para Komisionit për Politikë të Jashtme janë bërë këto rastet sipas Miloshoskit:

Lubomir Frchkoski (OKB Nju Jork, tashmë i dorëhequr)
Andrej Zhernovski (Bukuresht),
Meto Beleski (Bruksel),
Katerina Stavrevska (Londër),
Xhenk Sejfulla (Stokholm),
Pajo Aviroviq (OSBE, Vjenë),
Emil Kërstevski (Pragë),
Jakup Rexhepi (Sarajevë)
Agneza Rusi (Sofje), dhe
Zeqir Ramçiloviq (Podgoricë).

Intervista e plotë:

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More