EMRI/ Anëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Fier

nga L. M

Shtetasi Zyber Zyka i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar këtë të diel në Fier.

19-vjeçari akuzohet nga autoritete italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të ekstradimit drejt Italisë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi:

Operacioni policor i koduar “Operacionalja 59”, vë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane.

Kapet në Fier, 19-vjeçari, Zyber Zyka, i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon procedurat, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More