Enver Hoxhaj uron ministren e re të Jashtme të Austrisë

nga D V

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar ministren e re të Jashtme të Austrisë, Beate Meinl – Reisinger, për marrjen e detyrës.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxhaj ka shprehur bindjen e tij se Meinl do të bëjë një punë të shkëlqyer në këtë rol të rëndësishëm dhe ka shprehur dëshirën për t’u takuar së shpejti me të.

“Urime, mikja ime e çmuar Beate Meinl – Reisinger, për emërimin si Ministre e Jashtme e Austrisë! Të uroj gjithë të mirat në këtë rol të rëndësishëm. Nuk kam asnjë dyshim që do të bësh një punë të shkëlqyer dhe mezi pres të takohemi së shpejti. Viel Erfolg!” – ka shkruar Hoxhaj në rrjetin X.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More