Era e fortë ka shkulur pemë, degë dhe një shtyllë në Kumanovë

nga D V

Kumanovë, 21 nëntor – Ekipet e “Pastrimit dhe Gjelbërimit”, mëngjesin e sotëm larguan pemët dhe degët e rëna në zonën urbane të Kumanovës. Era e fortë e përfshiu zonën e Kumanovës pas mesnate.

 Era e fortë e djeshme që ka goditur zonën e Kumanovës në mbrëmje ka shkaktuar dëme në një pjesë të vegjetacionit të lartë, ekipet kanë intervenuar për pastrimin e pemëve dhe degëve të rëna, njoftojnë nga NP “Pastrimi dhe Gelbërimi”.

Edhe ekipet e njësitit territorial të zjarrfikësve kanë intervenuar në pemët, degë dhe shtylla të rëna në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, në lagjen “Karposh”, “Branko Bogdanski Gucman”.

Zjarrfikësit në dy raste kanë shuar zjarrin në bar të thatë të djegur edhe në Kojnare të Poshtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More