Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

nga D. V.

Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj do të lejë për disa orë paraburgimin në Durrës për të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimimi i tij kundër qeverisë, e cila e shkarkoi nga posti i drejtimit të Bashkisë së Tiranës.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe relatore e çështjes është gjyqtarja Sonila Bejtja, përcjell A2 CNN.

Veliaj kishte shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm në këtë seanca dhe për këtë arsye Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve dhe SPAK që të merrnin masa për shoqërimin e tij.

Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn më 25 shtator me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë. Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, por dekreti u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza  për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More