Erkan Arifi: Pas shumë vitesh pritjeje, uji i pijshëm po bëhet realitet për Sllupçanin , Likovën dhe Orizaren!

nga Redaksia

Likovë, 30 qershor – Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi ka ndarë lajmin e madh për banorët e Sllupçanit se pas një pritje të gjatë tani më përfundimisht problemi me ujin e pijshëm është zgjedhur problemi i ujit për fshatrat e Orizares, Likovës dhe Sllupçanit dhe nga sot rezervuarët tashmë janë të mbushur dhe funksional, shkruan Top24

Pas shumë vitesh pritjeje, uji i pijshëm po bëhet realitet.

Komuna e Likovës dhe N.P. “Penda” po punojnë me intensitet të lartë për furnizimin me ujë të pijshëm në shtëpitë tuaja.

Rezervuarët në f.Likovë, f.Orizare dhe në f.Sllupçan tashmë janë të mbushur dhe funksional.

Ju ftojmë të paraqiteni pranë zyrave të “Penda”-s për aplikim për lidhje në rrjet.

Uji i pijshëm është tani i arritshëm – veproni sa më parë!“, njofton Arifi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More