Erkan Arifi: Vazhdon vendosja e ujësjellësit në fshatin Mateç

nga Redaksia

Mateç, Likovë, 31 korrik – Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka njoftuar se projekti për vendosjen e ujit të pijshëm në fshatin Mateç do të vazhdojë, pas një debati dhe sqarimi publik të zhvilluar me banorët e fshatit.

Gjatë takimit u arrit marrëveshje unanime që të procedohet me realizimin e ujësjellësit, i cili do të mundësojë furnizimin me ujë të pastër përmes Ndërmarrjes Komunale Publike “Penda” në Likovë.

“Si hap i radhës, ftojmë të gjithë kryefamiljarët që duke filluar nga nesër të paraqiten në ndërmarrje për të bërë aplikimin për lidhjen me rrjetin e ujësjellësit. Qëllimi ynë është që furnizimi me ujë të fillojë sa më shpejt nëpër shtëpitë e banorëve,” deklaroi Arifi, duke falënderuar komunitetin për mbështetjen dhe mirëkuptimin.

Ky projekt synon të përmirësojë kushtet e jetesës në Mateç dhe të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet e fshatit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More