ESHR konstatoi dobësi në partneritetet publiko-private të dakorduara

nga D. V.

Shkup, 29 prill – Edhe pse në partneritetet publike-private (PPP) të krijuara janë investuar mjete të konsiderueshme, revizioni për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2024 konstatoi mangësi në kornizat ligjore dhe institucionale, si dhe në proceset për dhënien dhe zbatimin e kontratave. Këto dobësi, së bashku me konkurrencën e kufizuar dhe kontratat e zbatuara në mënyrë joadekuate, nuk i kanë përmbushur pritjet për ofrimin e shërbimeve publike efikase dhe përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës, kumtoi sot Enti shtetëror i revizionit (ESHR).

Nga ESHR thonë se revizioni i kryer me temë “Përmirësimi dhe përparimi i shërbimeve publike dhe objekteve infrastrukturore me partneritet publik-privat” synon të vlerësojë nëse masat dhe aktivitetet e ndërmarra për krijimin dhe realizimin e marrëveshjeve për partneritet publik-privat (PPP) sigurojnë shërbime publike efikase dhe objekte të përmirësuara infrastrukturore.

Gjatë kryerjes së revizionit, siç theksohet në kumtesën,  u përcaktuan gjithsej 68 kontrata për ndarje të PPP-së, por për shkak të të dhënave të krijuara në mënyrë jo të duhur, ekziston rreziku që numri i kontratave të lidhura për PPP të jetë mbi numrin e përcaktuar.

“Me revizionin e kryer janë përfshirë 25 procedura për PPP-ja, me ç’rast nga të dhënat në dispozicion është përcaktuar se partneri publik ka paguar konmpensi në shumën prej afërsisht 1,5 milion euro, ndërsa partnerit privat iu paguan kompensime në shumën prej afërsisht 3 milion euro. Pjesëmarrja totale e partnerëve privatë në këto kontrata arrin në afërsisht 37 milionë euro, që përfaqëson vetëm vlerën e blerjes së objekteve të ndërtuara. Pjesëmarrja e partnerit publik është e rëndësishme, por nuk mund të shprehet në terma vlere, duke qenë se ka të bëjë me të drejta të transferuara (pëlqime dhe leje të siguruara për ndërtim, zgjidhje), transferimin e tokës, objekteve dhe pajisjeve të ndërtimit, theksohet në kumtesën.

Në raportin është theksuar se me qëllim zhvillimin dhe promovimin e turizmit, ruajtjen e arkitekturës dhe ushqimit tradicional maqedonas, mënyrën e mëparshme të menaxhimit dhe etnologjisë, Qeveria në vitin 2011 filloi ndërtimin e Kompleksit “Fshati i Maqedonisë”, i vendosur në fshatin Nerez i Epërm.

Директорот на Службата за општи и заеднички работи (СОЗР), Ивица Томовски, денеска ја потпиша одлуката за концесионер на комплексот, кој е избран на законски и транспарентен начин, по пат на

“Investimi shtetëror në Kompleksin “Fshati i Maqedonisë” prej 293.961 mijë denarësh nuk dha rezultatet e pritura, prandaj për të gjetur një zgjidhje dhe vlerën e tij të përdorimit, në vitin 2016 u lidh një marrëveshje për të krijuar një PPP. Të ardhurat e pritura për të gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes janë 53,800 mijë denarë, që përfaqëson 18 për qind të investimit total. Megjithatë, marrëveshja, e cila u përfundua pa aktivitete dhe analiza të mjaftueshme përgatitore, nuk ofroi bashkëpunim afatgjatë dhe përfitime ekonomike, prandaj u ndërpre nga koncesionari në tetor 2018, për shkak të jofitimprurshmërisë ekonomike”, thotë nga ESHR.

Duke marrë parasysh investimin e konsiderueshëm në ndërtimin e objektit, me revizionin tregohet se nëse Kompleksi “Fshati i Maqedonisë” nuk vihet në funksion dhe nuk mirëmbahet rregullisht në të ardhmen, ekziston rreziku që ai të dëmtohet plotësisht nga ndikimet e jashtme, faktorët njerëzorë dhe ndikime të tjera të dëmshme. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More