ESHR-së konstaton mungesë të kushteve humane nëpër burgje

nga D. V.

Shkup, 10 prill –  Mbipopullimi në burgje, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, video-mbikëqyrja jo e plotë, mungesa e personelit mjekësor dhe pajisjet teknike joadekuate janë faktorë që ndikojnë negativisht në ofrimin e kushteve humane për personat në paraburgim, konstaton raporti i fundit i Entit Shtetëror të Revizionin (ESHr) në analizën e tij për gjendjen e burgjeve në vend. Konkluzioni është se institucionet përkatëse nuk kanë realizuar aktivitete të mjaftueshme për përmirësimin dhe humanizimin e sistemit të zbatimit të sanksioneve. Në revizion vërehet gjithashtu se burgjeve u mungon personeli mjekësor, ndërsa institucioneve të burgjeve u mungojnë burimet financiare për të planifikuar aktivitetet, por edhe për të shlyer detyrimet e viteve të mëparshme. Në fund të Raportit përmenden 26 rekomandime për përmirësimin e kushteve nëpër burgje, që synojnë ofrimin e kushteve më humane për të gjithë të burgosurit në vend. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More