Eurodeputetët: Zgjerimi i ri i BE-së asnjëherë më afër

nga Xh M

Bruksel, 8 dhjetor – Eurodeputetët që në parlamentin Evropian punojnë rreth Maqedonisë se Veriut japin sinjale të fuqishme rreth integrimeve nëse vendi i bën ndryshmet kushtetuese.

Sipas tyre, rrethanat gjeopolitike kanë ndikuar që zgjerimi i ri i BE-së asnjëherë mos të ketë qenë kas afet. Karlo Ressler, Eurodeputeti kroat i cili është dhe kreu i delegacionit të komitetit të përbashkët parlamentar BE – Maqedonia e Veriut, thotë se së bashku do punohet që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE sa me shpejtë.

Kurse Thomas Waitz, Eurodeputeti austriak i cili është dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut thotë se nga qeveria e re në Shkup ka sinjale të mira, por ato nuk duhet të mbesin vetëm fjalë, sa i përket hapave që duhen ndërmarrë për integrimin në BE.

Të dy flisnin në emisionin special “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21:40 e që vjen nga Strasburgu dhe Brukseli, dy qendrat më të rëndësishme të institucioneve të BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More