Euroja zhvlerësohet në raport me lekun

nga D. V.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten euroja preku nivelin më të ulët në raport me lekun që prej fillimit të vitit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot me 97,42 lekë, ose  0,12 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërkohë dollari amerikan ka forcuar lehtë pozitat me me 0,02 lekë duke u këmbyer me 83,00 lekë.

Sipas aktorëve të tregut oferta në euro në tregun vendas është e lartë, ndërsa kërkesa vijon të jetë e dobët çka ka lëvizur treguesit e këmbimit.

Ata parashikojnë që euroja të mbetet e dobët si rrjedhojë e efekteve sezonale, të prurjeve të shtuara në valutë nga turistët, që pritet të kulmojnë javën e ardhshme kur nis dhe muaji gusht. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.00 +0.02
Euro EUR 97.42 -0.12
Poundi Britanik GBP 111.72 -0.66
Franga Zvicerane CHF 104.21 -0.26
Jeni Japonez (100) JPY 56.15 -0.46
Dollari Australian AUD 54.46 -0.46
Dollari Kanadez CAD 60.69 -0.29
Korona Suedeze SEK 8.71 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.17 -0.05
Korona Daneze DKK 13.05 -0.02
SDR SDR 113.90 +0.11
Ari(OZ 1) XAU 277849.64 -1,181.36
Argjend(OZ 1) XAG 3223.79 -19.07
Juani Kinez (onshore) CNY 11.58 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.58 -0.02
Lira Turke TRY 2.05 0.00

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More