Evi Kokalari shpërthen ndaj Sali Berisha: S’mund të valëvitësh flamurin kur digjet Kryeministria

nga Redaksia

Tiranë, 25 janar – Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku kritikon Berishën për sulmin me molotovë drejt godinës së kryeministrisë gjatë protestës kombëtare të një dite më parë.

Kokalari shkruan se pamjet janë të turpshme dhe nuk e quan aspak patriot liderin e PD për këtë gjest. Ajo e sheh alarmante këtë situatë dhe i vendos epitete Berishës si “i përbuzshëm” dhe “tejet turpërues.”

“E po të kesh qenë Kryeministër dhe President i vendit Sali Berisha dhe të valëvitësh flamurin shqiptar, ndërkohë që dërgon turmat të djegin zyrën e Kryeministrisë — një aset i popullit — duhet të jesh realisht i trashë për Zotin.

Kjo pamje është e turpshme. Të paktën hiqe flamurin nga duart, sepse patriot nuk je.

Nëse do realisht të “rrëzosh” qeverinë Rama, shko digji shtëpinë e Ramës apo pronat e tij personale, jo të ushqesh dhunë te populli, ndërkohë që i vjedh natë e ditë dhe pastaj i kthen në huligan.

Kjo është përtej alarmantes!

Sidomos kur nuk ngrite zërin ndërkohë që Sazani, Zvërneci, dhe së shpejti Karaburuni, po i vidhen këtij kombi.

Je i përbuzshëm dhe tejet turpërues.

Dhe kjo dhunë është dhunë katundarësh, sepse civilizim nuk sheh askund në këtë foto”, shkruan Kokalari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More