Familjarët e viktimave në Koçan të shtunën organizojnë marsh protestues në Shkup

nga D. V.

Shkup, 12 nëntor – Prindërit e fëmijëve që vdiqën në zjarrin e diskotekës “Pulse” në Koçan kanë paralajmëruar marsh proteste për të shtunën në Shkup, ndërsa po kërkojnë mbështetje nga qytetarët që t’u bashkohen atyre.

“Marshi i engjëjve” do të mbahet në Shkup, dhe është planifikuar të fillojë në orën 12:05 në Sheshin Maqedonia, nga ku do të vazhdojë para Kuvendit dhe Gjykatës Themelore Penale në Shkup.

Iniciativa “Kush është i radhës?” ka postuar një video në Instagram në të cilën prindërit e fëmijëve që vdiqën, të emocionuar, u bëjnë thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshimit dhe t’i mbështesin ata në kërkimin e drejtësisë për vdekjet e fëmijëve të tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More