Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë

nga D V

Shkup, 13 korrik – Zëdhënësi i Lëvizjes Demokratike, Fari Hiseni në një dalje për media tha se Bashkimi Demokratik për Integrim në foltore veten e paraqet si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë.

Hiseni shtoi se BDI e ka të garantuar me Kushtetutë të drejtën e tubimit, por siç shtoi t’ju përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickoskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të koalicionit VLEN me 4 ministri dhe pa kryeparlamentarin shqiptar.

“Ne si koalicion VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzoj tubimin partiak në Gostivar dhe t’i përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickoskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të koalicionit VLEN me 4 ministri pa kryeparlamentar, bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm do të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetar komunash në Strugë dhe Kërçovë”, tha Fari Hiseni – zëdhënës i Lëvizjes Demokratike

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More