Fatmir Limani: I besoj shumë Taravarit, asnjëherë nuk shkon te Aliu!

nga D. V.

Shkup, 25 mars – Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, është i bindur se Arben Taravari nuk do ta braktisë koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale.

Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30, Limani tha se beson fortë se Taravari asnjëherë nuk do bashkëpunonte me Ali Ahmetin.

“Mbrëmë deri në ora 2 pas mesnate kemi qenë në mbledhje. Unë jam pjesë përbërëse e atij ekipit të liderëve. Në mbledhje ishim dhe me Taravarin. Nuk e di pse i besoj shumë Arbenit dhe jam bindur që këtë veprim nuk e bën. As që diskutoj që mund të bëjë ndonjë veprim të tillë”, tha Limani në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18;30.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More