Faton Ahmeti: Takim me sekretarët e pative politike në vend organizuar nga Westminster Foundation for Democracy

nga Redaksia

Shkup, 11 qershor – Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti sot ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Westminster Foundation for Democracyme me sektetarët e partive politike në vend.

“Në organizim të Westminster Foundation for Democracy, pata kënaqësinë të marr pjesë në një takim të rëndësishëm me Sekretarët e Përgjithshëm të partive politike në vend.

Diskutimi u përqendrua në vlerësimin e të arriturave gjatë këtij viti në kuadër të Indeksit të Transparencës së Partive Politike (Political Party Transparency Index) – një instrument i rëndësishëm për forcimin e integritetit dhe besueshmërisë së partive politike, si dhe në modalitetet për forcimin e dialogut ndërpartiak.

Të gjithë së bashku konstatuam se takime të tilla, me këtë format gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, duhet patjetër të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Faleminderim për organizimin e këtij forumi të vlefshëm dhe për përkushtimin e vazhdueshëm në mbështetje të proceseve demokratike në vendin tonë.”, ka shkruar Ahmeti

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More