Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

nga D. V.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime spitalore bëjnë me dije për Euronews Albania se prej 11 ditësh ish-kryeministri ndodhet në reanimacion në një spital privat në kryeqytet.

Mësohet se Nano ka bërë vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi para 11 ditësh, është rikthyer ne jetë nga ekipi i mjekëve të spitalit privat. Aktualisht është në gjendje të rëndë me dëmtime të mëdha të trurit dhe reagim vetëm ndaj dritës.

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe me prognozë shumë të rëndë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga spitali për Euronews Albania.

Fatos Nano, 73 vjeç pre kohësh vuan nga probleme të mushkërive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More