Festat nisin me Audi – marka sjell magjinë e festave përmes veturave legjendare

nga D. V.

Audi zyrtarisht po futet në sezonin e festave.

Prodhuesi i veturave ndau së fundmi një video të shkurtër në Instagram në faqen Audi USA që e riimagjinon Rudolphin, drerin me hundë të kuqe , me vetura që lëvizin nëpër dëborë në vend të drerëve fluturues.

Klipi i titulluar ” Lojë për festat, sipas mënyrës së Audi”, është i mbushur me versione miniaturë të disa prej automjeteve më ikonike të markës – vetura prodhimi, vetura garash e klasike.

Videoja hapet me një pamje nga afër të një Audi Q8 që del nga një garazh.

Nga aty, Q8 i bashkohen veturat e njohura si RS6 Avant, RS3 dhe A6 E-Tron.

Sigurisht, nuk do të dukej si një festë e mirëfilltë festive e Audi pa veturat legjendare të garave; Dakar, Quattron origjinal, R10 TDI dhe shumë të tjera.

Finalja i bashkon të gjitha.

Dhe nëse po pyesni veten – jo, kjo nuk është gjeneruar nga Al.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More