Festivali Ndërkombëtar Teatror Skupifestival Shkup, nis edicionin e 19-të me radhë, nën moton “Në fund, të gjitha maskat bien”

nga D. V.

Shkup, 26 shtator – Festivali Ndërkombëtar Teatror Skupifestival fillon nga data 29 shtator deri më 4 tetor, në hapësirat e Teatrit Shqiptar- Shkup në ora 20:00.

Hapja solemne e festivalit fillon me teatrin kombëtar të Kosovës nga Prishtina me shfaqjen “Martesa”, nga autori Vitold Gombroviç, regjia Norbert Rakovski si dhe në role: Armend Smajli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Shkëlzen Veseli, Era Balaj, Adhurim Demi.

Të martën Skupifestival vazhdon në ora 20:00, me shfaqjen “Кështjella” të autorit Mesha Selimoviç, regjia Andrea Benalljo, në role Andrea Benalljo, Vincenzo Longareti, Gaia Bonomi, Alina Fofanova, Mirco Tasca, Srdan Erak, Teodora Pajiq, Prodhim i produksionit AteliercuncheoN nga Bergamo e Italisë.

Të mërkurën, më datë 1 tetor Skupifestival ka dy shfaqje ne programin e tij, në ora 19:00 “Gruaja e Makbethit dhe unë 2.0”, autor dhe interpretues Mirel Knez si dhe regji Nik Uper produksion i teatrit Global nga Ljubljana e Sllovenisë. Si dhe nga ora 20:30, po në teatrin shqiptar Shkup do të luhet shfaqja “Tërbim për dy persona ose më shumë” prodhim i teatrit Hera nga Stambolli, autor Euzhen Jonesku, regjia Senem Xhevher, në role: Ozkan Ozen, Best Ozen, Oguz Kaan Kahraman

Nga e enjtja në 20:00 do të kemi shfaqjen “Don Zhuani” i autorit të njour francez Molieri, në regji të Vasil Vasilev prodhuar nga teatri kombtar i Nishit. Në role: Dejan Lilliç, Dragisha Velkoviç, Maja Vukojeviç Cvetkoviç, Andrija Mitiç, Urosh Millojeviç, Katarina Mitiç Pavlloviç, Natallija Joviç, Danillo Petroviç, Marjan Todoroviç, Milosh Mitroviç.

Të premten në ora 19.00 performanca artistike “ X” . Nga produksioni Yalta Art Room nga Sofje e Bullgarisë. Frymëzuar nga rubairat e Omar Kajamit, regjia Bojan Kraçollov, në interpretim të Vasil Duev – Tuig.

Të premten nga 20:00 shfaqja “Medea” nga Euripidi prodhim i teatrit kombëtar “Ivan Vazov” nga Sofje. Në regji të regjisorit të njohur anglez Deklan Donellan, si dhe në role: Radina Karxhillova, Velisllav Pavllov, Valentin Ganev,

Asen Dankov, Javor Valkanov, Stelian Radev, Viara Tabakova, Radena Valkanova, Joreta Nikollova, Stefania Koleva, Elena Ivanova, Nadja Keranova, Ana Papadopullu si dhe 2 aktor fëmijë.

Në natën e findit të shtunën më datë 4 dhjetor ora 20:00, shfaqja “Gjysmë – jeta e Marie Curie”, nga autorja Lauren Gunderson, si dhe në regji të Armela Demaj, në role Yllka Mujo dhe Armela Demaj. Kjo shfaqje është prodhuar nga teatri Metropol- Tiranë.

FNT Skupifestival ka karakter garues ku ndahet çmimi për shfaqjen më të mirë të Festivalit. Për këtë edicion të 19 të, juria do të jetë në këtë përbërje: Zamira Kita aktore nga Shqipëria , Srebra Gjorgjijevska gazetare e kulturës, si dhe aktori Adrian Aziri, të cilët do të marrin vendimin për shfaqjen më të mirë të Skupifestival 2025.

FNT Skupifestivalin edhe për këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, të Republikës se Maqedonisë së Veriut, përmes konkursit vjetor për financimin e projekteve me interes nacional, si dhe mbështetësit e përvitshëm tani më, T Mobile, Uji Tepelene, Gazeta Koha, AlsatM, MRT2 etj.

FNT Skupifestival organizohet në Teatri Shqiptar Shkup. Drejtor Muzbajdin Qamili – Muchi, kryetar i këshillit artistik Senko Velinov,drejtor artistik Osman Ahmeti, antarë Kushtrim Bekteshi, Betim Zeqiri, koordinator Xhaner Musiq, realizimi videove Betim Zeqiri dizajnuar nga Eggra www.skupifestival.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More