Shkruan, Skender Musliu, jurist i diplomuar
Me distancimin e vendosur dhe me kohë nga Arben Taravari, Fetahi po tregohet parimor dhe konsistent në qëndrimet e tij, që jep një shpresë për ruajtjen e anëtarësisë dhe elektoratit konstruktiv të ASH-ës, duke tentuar t’a ruaj substancën e saj.
Deklaratat e Arben Taravarit se, Arben Fetai ka vendosur të bëjë aleancë me VLEN-in për shkak të lakmisë për pushtet, nuk qëndrojnë dhe janë tendencioze, mbase Fetahi, së pari, në përpikmëri është duke e respektuar marrëveshjen parazgjedhore me VLEN-in, e që konsistonte me angazhimin e tyre, për t’a çuar BDI-në në opozitë, dhe së dyti, Fetahi qëndron në pushtet, jo për shkak karierës personale, por për t’i qëndruar besnik elektoratit dhe për t’i përmbushur premtimete dhëna, të cilat nuk mund të realizohen duke qenë në opozitë. Sëkëndejmi, për t’a fuqizuar ASH-ën, konsideroj se, zyrtarët dhe deputetët e ndershëm, që janë me duar të pastra dhe me integritet, e që besoj se ka mjaft në ASH-ë, do të duhej t’i bashkangjiten krahut të Fetait, kështu, duke mos u bërë peng i politikanëve të shantazhuar dhe të korruptuar, që bëjnë pjesë në Frontin europian, që njihet si koalicion i politikanëve të shantazhuar dhe inkriminuar.
Fronti europian funksionon me politikan të « kidnapur » që qëllim kryesor kanë dobësimin dhe dekompozimin e VLEN-it, dhe synim për të ardhur prap në pushtet. Prandaj, edhe shtrohet pyetja se, a do t’i arrijë këto qëllimit BDI-ja !? Konsideroj se, jo, sepse që tani janë paraqitur plasaritjet e para në Frontin europian, kurse përçarjet do të lajmërohen në vigjile të zgjedhjeve komunale, në vjeshtë, kur duhet të (mos) merren vesh për kandidatët e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve. Mendoj se, BDI-së do t’i ndodh, siç thot populli, gropën ia ka përgatitut dikuj tjetër (VLEN-it), mirëpo vet do të përfundojë aty.
Duke u nisur nga fakti se BDI-ja, nuk ka më çka t’i jep qytetarëve, përveç të këqijave që ia shkaktoi, tani ajo mundohet që përmes shantazheve dhe transfereve të dhunshme dhe brutale, të mbijetojë në skenën politike.
Konsideroj se, tani është momentumi që ASH-ja, krahu i Fetait të konsolidohet, me çka do të fuqizohej edhe VLEN-i, për t’ia kthyer shpresën dhe besimin qytetarëve, e jo si të tjerët që keqpërdorën dhe kontrabanduan votën e sovranit, që degraduan, përdhosën dhe përçanë ASH-ën duke e shndërruar ate në instrument dhe patericë të BDI-së. Fetai ka treguar shembullin më të mirë se, si nuk duhet të përkrahet dhe t’i shkohet mbrapa një lideri që e tradhton kauzën, rrjedhimisht si i shantazhuar shkatrron partinë, vetëm për t’a shpëtuar veten.
Për anëtarësinë dhe elektoratin e ASH-ës, pas gjitha përçarjeve që kanë ndodhur, madje ndër vite, besoj se, tani është e qartë dhe e lehtë të përcaktohet se në cilën anë duhen të jenë, janë dy zgjidhje, ose me të shantazhuarit ose me politikan të pastër, me integritet dhe kredibil, siç është Arben Fetai, i cili ka vendosur të jet në anën e qytetarit.
Bashkëpunumi i ASH-ës, krahu i Fetait me VLEN-in, do të ishte një synargji konstruktive dhe kompatibile veprimi, dhe besoj se do t’i homogjenizoj shqiptarët drejt një riorganizimi apo strukturimi të një anëtarësie dhe elektorati më kompakt, më të qëndrueshëm dhe me një klasë politike të pakorruptuar dhe kredibil, që do të ishte në harmoni të plotë me interesat dhe pritshmëritë e shqiptarëve. Kjo në veçanti tani, kur elektorati duhet të mobilizohet në terren dhe organizohet për zgjedhjet lokale të vjeshtës, duke i bërë bllok Fronitit të harxhuar europian. Mbase ardhja eventuale e BDI-së në pushtetin qëndrorë, ka dy kauza kryesore, së pari, për t’i ikur drejtësisë dhe proçeseve gjyqësore për korrupsion dhe krim të organizuar, dhe së dyti, t’a ruaj pasurinë dhe investimet e paligjshme, brenda dhe jashtë RMV-ës.
Bruksel, 2 Qershor 2025