Fetai: BDI-ja në vitin 2002 rregulloi statusin e “branitellave”, por jo edhe atë të UÇK-së

nga Xh M

Shkup, 13 shtator – Zv.kryeministri Arben Fetai, ka akuzuar BDI-në se për 20 vite nuk ka rregulluar statusin juridik të UÇK-së. Në një prononcim për gazetën LAJM, Fetai ka thënë BDI-ja në vend se të merrej me rregullimin e statusit të UÇK-së, e rregulloi çështjen e “branitellave” dhe ndihmoi financiarisht kriminelin e luftës, Johan Tarçullovski.

“BDI-së duhet t’ia rikujtojmë një gjë. Ata e kanë marrë pushtetin menjeherë pas luftës së 2001-shit, kanë pasur mundësi ta rregullojnë këtë çështje që në vitin e parë të pushtetit të tyre, në mandatin e parë në vitin 2002 dhe ta rregullojnë edhe statusin e veteranëve të UÇK-së. Nuk e kanë rregulluar këtë gjë. Çfarë kemi parë në vazhdimësi është se ata janë munduar ta rregullojnë çështjen e “branitellave”, e kanë rregulluar çështjen e Johan Tarçullovskit, I dënuar për krime lufte, për krime kundër njerëzimit në gjykatën e Hagës, duke I dhënë qindra mijëra euro shpërblim, për mbrojtjen e tij, për familjen e tij, në vend se të rregullojnë statusin e UÇK-së për të cilin janë zotuar dekada me radhë. Kjo përpjekje e fundit për future në rend dite ligjin I cili tenton të sigurojë mbrojtje për “branitellat” nuk kalon. E kemi ndal në Kuvend. Dua të theksoj se kjo përpjekje vjen nga ish-ministrja e Mbrotjes, pra nga ish pushteti, opozita e re, me përkrahje të BDI-së. Këto janë përpjekje të BDI-së për të tensionuar situatën, për të shkaktuar përplasje midis bashkësive në vendin tonë dhe kjo përpjekje nuk kalon”, tha Fetai për gazetën LAJM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More