Fetai: BDI po e kthen fushatën lokale në një referendum fiktiv kombëtar

nga Xh M

Shkup, 9 gusht – Zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Arben Fetai, akuzoi sot Bashkimin Demokratik për Integrim për populizëm dhe nacionalizëm të rremë, duke e cilësuar retorikën e saj si një përpjekje për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin dhe dështimet gjatë 22 viteve në pushtet.

“Sot po përballemi me një valë të re të populizmit dhe nacionalizmit të rremë nga BDI-ja, një parti që për 22 vjet premtoi barazi dhe përparim, por solli vetëm korrupsion, shtypje dhe stagnim”, tha Fetai.

Ai kritikoi përdorimin nga liderët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, të sloganeve të cilat, sipas tij, nxisin ndasi dhe frikë tek qytetarët.

“Kur Ali Ahmeti thotë ‘do të ndodhë populli’, ai ringjall një frazë të rrezikshme, famëkeqe, të përdorur për herë të parë nga Sllobodan Millosheviç për të nxitur urrejtje dhe konflikt në ish-Jugosllavi. Kjo është një thirrje e rrezikshme që kërcënon paqen dhe unitetin”, deklaroi ai.

Fetai akuzoi BDI-në se ka dështuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, në zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe në ndërtimin e barazisë reale.

“Ata e kthyen Marrëveshjen e Ohrit nga një akt paqeje në një mjet për klientelizëm dhe vasalitet. Shqiptarët u lanë të anashkaluar, të varfër dhe pa shpresë”, theksoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More