Fetai: Çlirimi i Kosovës është një moment historik krenarie dhe sakrifice

nga Xh M

Prishtinë, 12 qershor – Sot, së bashku me deputeten Mimoza A Musa, zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha, kryetaren e FRASH Yllka Nuredini dhe kolegët nga VLEN, patëm nderin të marrim pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Çlirimi i Kosovës është një moment historik krenarie dhe sakrifice, që na rikujton se paqja, liria dhe dinjiteti kombëtar janë vlera themelore që duhet t’i mbrojmë dhe nderojmë çdo ditë.

Respekt i thellë dhe mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urime Dita e Paqes – Gëzuar Dita e Çlirimit! 🇽🇰

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More