Fetai: Gjykata Kushtetuese, e cila sot bën politikë, mban vulën e BDI-së

nga Redaksia

Shkup, 8 dhjetor – Zv/kryeministri Arben Fetai thotë se, përpjekjet e BDI-së për t’ua hedhur fajin të tjerëve për dështimet dhe zgjedhjet e tyre të gabuara nuk mashtrojnë askënd, tranzmeton zhurnal.

“Duhet ta themi qartë dhe zëshëm: deputetët e BDI-së, me Ali Ahmetin në krye, kanë zgjedhur me dorën e tyre në Kuvend çdo anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pa BDI-në, asnjëri prej tyre nuk do të ishte aty. Kjo gjykatë, e cila sot bën politikë, mban vulën e BDI-së dhe është produkt i pastër i saj.

Përpjekjet e BDI-së për t’ua hedhur fajin të tjerëve për dështimet dhe zgjedhjet e tyre të gabuara nuk mashtrojnë askënd. VLEN, së bashku me shqiptarët e këtij vendi, është garanca e vetme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fituara. Bashkë, do të mbrojmë të drejtat tona dhe do të ndërtojmë zgjidhje më të mira për popullin tonë!”, ka shkruar Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More