Fetai: Me metoda të UDB-së nuk e diskreditoni dot personalitetin tim. Rroftë UÇK-ja!

nga Redaksia

Shkup, 7 dhjetor – Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka reaguar ndaj lajmeve të rrejshme që po shpërndahen në rrjetet sociale.

Së fundmi po qarkullon një deklaratë në emër të tij e kinse është kundër UÇK-së.

Ai në postimin e tij demantoi shkrimet, duke thënë se ata që mendojnë se mund ta diskreditojnë me metoda të tilla udbashe, “gabohen rëndë” dhe se do të përballen me drejtësinë.

Reagimi i plotë:

“Kushdo që përdor fotografinë time dhe shpik fjalë që nuk i kam thënë me qëllim për të më dëmtuar, le ta dijë mirë se ka kaluar çdo kufi të lejueshëm. Nuk ka tolerancë për shpifësit e porositur. Do të përballen me drejtësinë, secili prej tyre. Shpifja, montazhi dhe fabrikimi i deklaratave nuk më lëkundin aspak. Përkundrazi, ato më forcojnë edhe më shumë në bindjet dhe rrugën time.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More