Fetai: Pushka top t’u bëftë, Artan

nga Redaksia

Shkup, 1 dhjetor – Zv/kryeministri Arben Fetai ka reaguar ndaj deklaratës së Artan Grubit, i cili tha se VLEN-i s’ka takat.

“Pushka top t’u bëftë, Artan.
Turpërim më të madh se ai që shqiptarët kanë përjetuar nën qeverisjen tënde nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë më kurrë. Tani ka kush kujdeset për ta.

As Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë.
Të njohim mirë Artan, si paren e kuqe. Koha e llogaridhënies ka ardhur, Artan. ⏰”, ka shkruar Fetai.

Ndryshe Artan Grubi kohë më par reagoi ndaj akuzave të Fetait.

“Pres kërkim faljeje nga shpifësi brenda 24 orëve, ndryshe, do ta padis”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More