Fetai: Qeveria me plan prej katër shtyllave për qeverisje të mirë, e para: lufta kundër korrupsionit

nga D. V.

Shkup, 27 qershor –  Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka njoftuar se Qeveria ka përgatitur një plan të ri për Qeverisje të Mirë, i cili bazohet në katër shtylla thelbësore.
Sipas tij, shtylla e parë ka të bëjë me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Shtylla e dytë synon fuqizimin e kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Shtylla e tretë përqendrohet në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informacione, ndërsa e katërta ka të bëjë me dialogun strategjik me shoqërinë civile.

Fetai shtoi se gjatë vitit të parë të Qeverisë janë përqendruar në kthimin e besimit të qytetarëve dhe ndërtimin e një shteti që reflekton nevojat dhe të drejtat e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More