Fetai: Urime mikut tim, kryeministrit Kurti për formimin e institucioneve të Kosovës

nga Redaksia

Shkup, 11 shkurt – Zëvendëskryeministri dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai përmes një postimi në Fejsbuk e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas Fetait, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përkushtuara ndaj reformave, zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor.

“Urime mikut tim, Kryeministrit Albin Kurti, për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përkushtuara ndaj reformave, zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor. Urime të veçanta znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit. Zgjedhja e saj është një mesazh i fuqishëm për forcimin e institucioneve, për avancimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe për thellimin e kulturës demokratike. Uroj suksese në përgjegjësitë e reja, në shërbim të qytetarëve dhe të vizionit euro-atlantik të Kosovës, në kuadër të Qeverisë Kurti 3”, shkruan zëvendëskryeministri Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More