Filipçe: 35% e atyre që votuan për VMRO, sot nuk do të votonin sërisht për ata

nga Xh M

Shkup, 18 gusht – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në intervistën e tij për Fokus shprehet se qytetarët kanë mbetur të zhgënjyer me qeverisjen e Mickoskit. “Sipas analizave tona, 35% e qytetarëve që kanë votuar për VMRO-DPMNE-në në zgjedhje, sot nuk do të kishin votuar për ata. Ky është një indikator i qartë se bie mbështetja ndaj qeverisë”, u shpreh Filipçe.

Sipas tij, kjo qeveri i dëshpëroi edhe punëtorët, ndërsa me politikat që po i planifikojnë, standardi i qytetarëve është edhe më i keq. “Dëshpëroi edhe punëtorët të cilëve i tha se nuk janë prioritet. Pagat me VMRO-DPMNE-në nuk do të rriten, kurse sipas parashikimeve të të dyre të BPV-së. nuk do të ketë rritje as ekonomia”, u shpreh ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More