Filipçe, Petrovska, Despotovski dhe Bajdevski i futen garës për kreun e LSDM

nga Xh M

Shkup, 7 qershor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shqyrtoi kandidatët e paraqitura për kryetar të LSDM-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë të 30 qershorit, njoftuan nga partia.

“Bazuar në Statutin e LSDM-së si dhe në bazë të nenit 9 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi listën unike të kandidatëve të konfirmuar për kryetar të LSDM-së: Venko Filipçe, Slavjanka Petrovska, Jovan Despotovski, Aleksandër Baidevski.

Komisioni konstatoi se nuk mund të konfirmohet kandidaturën e Zlatko Ristevskit nga Manastiri për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me Statut dhe Rregullore.

Lista me 4 kandidatë të përcaktuar në këtë mënyrë do të publikohet në ueb-faqen e LSDM-së së bashku me programet e kandidatëve dhe do t’u dorëzohet të gjitha Komisioneve Komunale Zgjedhore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More