Filipçe rizgjidhet kryetar i LSDM

nga Xh M

Shkup, 6 prill – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) rizgjodhi të dielën Venko Filipçen si kryetar të partisë, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të drejtpërdrejta brendapartiake.

Filipçe, i cili ishte kandidati i vetëm në garë, mban këtë post që nga qershori i vitit 2024, kur u zgjodh pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga udhëheqja e partisë.

Procesi i votimit u zhvillua në 78 vendvotime në të gjitha organizatat komunale të LSDM-së, me qendrat e votimit të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.

Sipas të dhënave zyrtare nga partia, Komisioni Qendror Zgjedhor ka përmbyllur listën zgjedhore me gjithsej 23.712 anëtarë aktivë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More