Filipçe: Shën Cirili dhe Metodi nuk janë vetëm simbol i shkrim-leximit, por edhe themeli i identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë

nga Xh M

Shkup, 24 maj – Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, Shën Cirili dhe Metodi, në të cilën thekson se ata nuk janë vetëm simbol i shpirtërores dhe shkrim-leximit te popujt sllavë, por edhe themeli i identitetit, gjuhës dhe kulturës sonë maqedonase.

“Vepra e tyre i ka rrënjët në historinë kombëtare dhe kulturore të vendit tonë. Misioni i tyre nuk ishte vetëm arsimor, por edhe një vizion i barazisë, respektimit të diversitetit dhe përparimit përmes edukimit dhe dijes. Me krijimin e alfabetit të parë – alfabetit glagolitik, të vazhduar nga ndjekësit e tyre, përfshirë Shën Klementin e Ohrit, u krijua alfabeti cirilik, i cili është bazë për standardizimin e gjuhës dhe shkrimit maqedonas. Ne dhe të gjithë brezat e ardhshëm, kemi detyrimin të respektojmë dhe të çmojmë trashëgiminë që na lanë shenjtorët Cirili dhe Metodi. Dhe ne jemi krenarë që kemi treguar se kujdesemi për trashëgiminë tonë kulturore, për gjuhën tonë maqedonase. Në periudhën e qeverive të LSDM-së janë marrë vendime të guximshme dhe burrërore, falë të cilave sot gjuha maqedonase është e njohur dhe e barabartë në Kombet e Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e Filipçes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More