Filkov: I gjithë sistemi duhet ndryshuar

nga D V

Shkup, 31 janar – Ministri i Drejtësisë Igor Filkov shprehu ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e parakohshme të Frosina Kulakovës.

“Ndonjëherë nuk ka fjalë ngushëlluese, por ajo që mund të premtoj është se pozicionin tim politik dhe misionin tim njerëzor do ta drejtoj drejt ndryshimit rrënjësor të gjërave. I gjithë sistemi duhet të ndryshojë nga jashtë dhe nga brenda”, tha Ministri.

Kulakova do të varroset sot në vendlindjen e saj, Negotinë.

E ndjera është goditur nga një veturë e në rrugën “Aradhat Partizane” në Shkup.

Nga Prokuroria njoftuan se shoferi i cili ka drejtuar atuomjetin ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se ka kaluar në semaforë të kuq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More