Fillimisht u miratuan, më pas ua anuluan vauçerët studentëve të studimeve postdiplomike

nga Xh M

Shkup, 21 nëntor – Më 17 nëntor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Studentëve, Ministria e Transformimit Digjital publikoi thirrjen për shpërndarjen e vauçerëve prej 15.300 denarësh për blerjen e pajisjeve elektronike për studentët. Që në ditën e parë procesi u përball me probleme teknike, radhë të gjata dhe rrëzim të sistemit.

Situata u komplikua edhe më shumë kur studentët e studimeve postdiplomike fillimisht morën konfirmim për vauçer, ndërsa më pas shteti ua anuloi për shkak se – sipas autoriteteve – nuk i plotësonin kushtet e konkursit.

Një student i studimeve postdiplomike, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë:

“Jam student i ciklit të dytë dhe fillimisht më u pranua kërkesa, por më pas u anulua me arsyetimin se nuk bëj pjesë në grupin e studentëve që kanë të drejtë për ndihmë. Jam i zhgënjyer nga mënyra si u realizua masa sepse krijoi hutim dhe stres të panevojshëm për shumë postdiplomantë.”

Sipas rregullave të programit, të drejtë për vauçer kanë vetëm studentët e ciklit të parë të studimeve, nën moshën 29 vjeç, pavarësisht nëse janë studentë të rregullt apo me korrespondencë. Vauçerët mund të përdoren deri në fund të vitit në dyqanet e autorizuara të pajisjeve elektronike.

Masa ishte paralajmëruar që në tetor të vitit të kaluar, por edhe atëherë u shoqërua me kritika dhe pakënaqësi për shkak të mungesës së organizimit dhe transparencës.

Në rrjetet sociale, studentët vazhdojnë të ndajnë përvojat e tyre, duke theksuar kaosin që filloi që nga dita e parë e shpalljes së thirrjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More