Fillon Projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar, MSH fton qytetarët që ta zgjedhin përmes E-Kosova

nga D V

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në përputhje me Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor sot, më 25.09.2024, fillon Projekti për Përzgjedhjen e Mjekut Familjar brenda zonës së banimit.

MSH thekson se ky projekt, pas periudhës testuese në katër komuna dhe regjistrimit të popullsisë për përcaktimin e numrit të saktë të banorëve, fillon sot të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Si fillim, do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.

Ky plan ka për qëllim krijimin e një liste të saktë të banorëve dhe pacientëve për mjekët familjarë, duke u fokusuar në një organizim më efektiv të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, krijimi i kësaj liste do të lehtësojë identifikimin e pacientëve me nevoja specifike shëndetësore, duke u mundësuar mjekëve të ndjekin nga afër historikun e tyre, për parandalim dhe trajtim më cilësor të sëmundjeve.

Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes Platformës shtetërore E-KOSOVA!.

Informacionet për mënyrën e aplikimit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe në të gjitha objektet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More